Emina Çunmulaj lajmëroi ndjekësit se në tetor të këtij viti do të vizitojë Shqipërinë, për disa projekte humanitare si anëtare e bordit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.
Modelja, përmes një videoje në Instagram, shpjegon arsyet e këtij vendimi e gjithçka tjetër: “Miq të dashur, në tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe. Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri, duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe. Linku për donacionet është në profilin tim”, ka shkruar ajo.
Vitin e kaluar, Emina vizitoi disa familje të varfëra në Shkodër, ku nuk arrinte ta besonte dhe i dukej e papranueshme që në një qytet të zhvilluar si Shkodra njerëzit jetojnë ende në varfëri ekstreme.


