Arbana Osmani zbulon kur do të rikthehet me “Dua të të bëj të lumtur”

Pas përfundimit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” në qershor, moderatoren nuk e kemi parë më në ekran dhe as në rrjetet sociale deri para pak ditësh.

Me sa duket, Arbana dëshironte që të pushonte me kohë të plotë dhe ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave. Megjithatë kurioziteti i njerëzve ishte i madh dhe vazhdimisht pyesin se kur dhe ku do ta shohim atë.

Advertisement

Nga janari do të nisë sërish transmetimin në ekranin e Top Channel. Spoti i veçantë është xhiruar në Toskana dhe në qendër të tij është prezantuesja. Përgatitjet kanë nisur që tani, ndaj mbetet për t’u zbuluar vetëm data zyrtare e nisjes.