Antonio Banderas rrëzon nga froni Nicole Kidman për duartrokitjen më të pazakontë

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” vitin e kaluar aktorja e famshme australiane Nicole Kidman tërhoqi vëmendjen me mënyrën e saj të çuditshme të duartrokitjes.

Sigurisht më vonë u justifikua duke thënë se e pengonin unazat e mëdha, por mesa duket ka edhe më keq!

Advertisement

Këtë herë është radha e Antonio Banderas, i cili në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy” mbrëmjen e së hënës, u bë qendra e vëmendjes për të njejtën arsye. Aktori 58-vjeçar po i mbante gishtat e tij në një pozion jo të zakonshëm ndërkohë që po duartrokiste.