Aktori i famshëm i jep një këshillë mbesës së tij Hailey Baldwin për Justin Bieber

Alec Baldwin ka folur në lidhje me fejesën e mbesës së tij, supermodeles Hailey Baldwin me këngëtarin Justin Bieber dhe u ka dhënë atyre edhe disa këshilla.

 

View this post on Instagram

 

absolute best friend.

A post shared by Hailey Baldwin (@haileybaldwin) on

Advertisement

“Për njerëzit që martohen të rinj, kam vetëm një këshillë, ata duhet të kalojnë kohë me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori 60-vjeçar në një intervistë. “Sidomos Bieber, që tani po e jeton një karrierë prej superstar-i”.

“Jam shumë më i vjetër se ata të dy por jam martuar së fundmi dhe unë e gruaja ime i kemi bërë katër fëmijë në katër vjet e gjysëm dhe unë nuk shkoj askund pa familjen time. Refuzoj edhe oferta pune nëse ata s’mund t’i kem afër. Nëse doni martesë të suksesshme, duhet të rrini me njëri-tjetrin”. ka thënë Baldwin.

Sigurisht ai është pyetur edhe për dasmën e çiftit të ri, por akotri ka thënë se nuk di asgjë prej gjëje.