Ra nga lartësia ku shihte hënën,humb jetën muzikantja e nominuar në Grammy

Ka ndërruar jetë si pasojë e një incidenti fatal në Athinë dj Sophie Xeon, e njohur me emrin e artit si Sophie.

34-vjeçarja e muzikës pop eksperimental e nominuar për çmimet Grammy është rrëzuar nga një lartësi, ku ishte ngjitur për të parë hënën e plotë. Lindur në Glasgow, Sophie kishte bashkëpunuar me artistë të kalibrit të Madonës apo Charli XCX. Sipas BBC që citon grupin e menaxhimit të saj, artistja ka ndërruar jetë rreth orës 4 pas mesnate.

Advertisement

Kompania “Transgressive” e DJ “Sophie” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se artistja humbi jetën aksidentalisht

Në vitin 2017 Sopie doli hapur si transgjinor në videon “Okay to Cry”./Opinion.al