Era Istrefi ka lançuar ditën e djeshme bashkëpunimin e shumëpritur me artistin rus, Sayonara Boy, i cili e ftoi këngëtaren shqiptare në këngën “Sayonara Detka”.
Kënga mori komplimenta të shumta, për muzikën, klipin dhe paraqitjen e Erës dhe Sayonara por kishte dhe nga komentues që u shprehën se kënga është e kopjuar.
Sipas tyre kënga është identike në muzikë me këngën “Was du Liebe nennst“ nga artisti gjerman, BAUSA, i cili e lançoi këtë këngë në 2018 dhe gjithashtu është nën menaxhimin e Sony Music.
Ne të “News31.al” sqaruam se kënga nuk është e kopjuar, pasi si artisti BAUSA ashtu dhe Era janë pjesë e Sony Music i cili i ka të gjitha të drejtat që muzikën, tekstin apo cilindo komponent të këngës që është prodhuar nën siglën e tyre të mund t’i transferojë nga artisti në artist pa asnjë problem.
Këtë gjë tregoi dhe vetë Era Istrefi në Instastory duke sqaruar se BAUSA është ai që ka shkruar këngën dhe ai i merr kreditet.
“Për ata që u shqetësuan për mua pasi kisha “vjedhur” këngën nga BAUSA, duhet të dinë që BAUSA është pjesë e këtij versioni si shkrimtari kryesor dhe ai merr kreditet për këtë gjë. Sa për kreditet ai është renditur si shkrimtar në këngën “Sayonara Detka” me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni në Spotify.”.
/News31.al/