Pas festivalit gjest i veçantë nderimi për Dua Lipën në Prishtinë

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa realizoi edicionin e radhës të “Sunny Hill Festival”.

Edhe këtë vit Dua bëri të mundur që të ngjiten në skenë në Prishtinë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Advertisement

Ajo solli këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus, reperin me origjinë shqiptare Gashi,e shumë personazhe të tjerë që elektrizuan Prishtinën.

Duket se për të shprehur mirënjohjen për gjithçka realizoi, Dua është nderuar me një mural gjigant në një nga pallatet e Prishtinës.

Imazhi i këngëtares është në murin e një pallati, i cili ndodhet përballë Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë  dhe të gjithë që vizitojnë sheshin mund të shohin edhe këtë mural për nder të Duas.

Vetë këngëtarja e ka shpërdarë këtë foto në rrjetet e saj sociale.

/Opinion.al/