Sophie Turner befason Joe Jonas për 30-vjetorin e tij

Këngëtari i njohur, Joe Jonas ka festuar 30-vjetorin me një surprizë të bukur nga bashkëshortja e tij, Sophie Turner.

Aktorja e serialit “Game of Thrones” u ngjit në skenën e koncertit të radhës së Jonas Brother në Washington D.C. dhe i dhuroi atij një puthje në fund të këngës së ditëlindjes.

Advertisement

Ajo kishte marrë me vet një tortë për ta bërë urimin sa më tradicional, ndërsa vëllezërit e Joes dhe të gjithë fansat në stadium nisën të këndonin “Shumë urime për ty!” para se Joe të fikte qirinjtë e tortës.

Dyshja u martua në muajin maj, dhe më pas shijuan muajin e mjaltit në Maldives.

/Opinion.al/