Rihanna së shpejti me markën e saj të veshjeve

Prej pak kohësh këngëtarja nga ishujt Barbados,Rihanna është shkëputur nga muzika për t’iu dedikuar biznesit të të brendshmeve dhe kozmetikës.

Lajmi që ka qarkulluar në mediat e huaja është se këngëtarja e njohur do të ketë së shpejti markën e saj të veshjeve.

Advertisement

Për diçka të tillë Rihanna është bashkuar me kompaninë gjigante të markave të luksit LVMH, pjesë e së cilës janë Dior, Louis Vuitton etj.

Përmes një deklarate për mediat këngëtarja dhe përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se marka e re do të vendoset në Paris dhe do të mbajë emrin ‘Fenty’, ashtu si linja e të brendshmeve dhe e kozmetikës që Rihanna ka themeluar paraprakisht.

E gjithë kjo linjë do të ketë vizionin e modës të këngëtares. Rihanna është shprehur mjaft e emocionuar në një postim në Instagram, ku ka falenderuar kreun e LVMH që besoi tek “një vajze të vogël nga ana e majtë e ishullit”.

Gjithashtu ajo do të jetë gruaja e parë me ngjyrë që drejton një markë të vetën brenda kësaj kompanie.

/Opinion.al/