Dashur padashur, Dua dhe Rita shfaqen në AMA me të njëjtin model fustani

Dua Lipa dhe Rita Ora u paraqitën denjësisht në një event si American Music Awards 2018, por vajzat kishin bërë të njëjtën zgjedhje për fustanin.

Sigurisht ngjyrat e tyre ndryshojnë, po ashtu dhe detajet zbukuruese, por modeli ngelet i njëjtë, në formë sirene.

Advertisement

Dua Lipa dukej interesante me fustanin e bardhë me supe të rëna kurse Rita ka preferuar supe jo të rëna dhe ngjyra e fustanit të këngëtares me famë botërore është gri, me lule te vogla të zeza. Dua e ka shoqëruar këtë fustan me një varëse, ndërsa Rita ka preferuar që gjithë vëmendjen ta marrë fustani.


Vajzat sigurisht që këtë zgjedhje e kanë bërë pa djeni, pasi siç thuhet, ato nuk flasin me njëra-tjetrën.