Kanye West ka diçka për të thënë lidhur me marrëdhënien e Kim dhe Drake

Kanye West publikoi disa video në Instagram për të sqaruar njëherë e mirë aludimet se Drake dhe gruaja e tij, Kim Kardashian, patën një lidhje jashtëmartesore.

Falë këngës hit “In my feelings”, ku protagoniste është Kiki, njerëzit hamendësuan se Drake e ka fjalën për Kim Kardashian për shumë arsye. Përgjatë katër videove, Kanye shpjegon se thashethemet nuk janë të vërteta dhe më pas rrëfen me detaje pse mënyra si u soll Drake është problematike.

Advertisement

“Fakti që njerëzit janë duke bërë thashetheme apo duke menduar se ke bërë seks me gruan time dhe ti nuk thua asgjë dhe e le me aq, nuk qëndron mirë”.

 

Ti e di, nëse do të kisha të dashur nga Chicago dhe do quhej Renita dhe ti do të martoheshe me Rihannën, unë nuk do bëja këngë e ta titulloja Riri. Kështu që nuk ke përse të thuash se nuk e di sesi ndodhi, sepse je shumë i zgjuar për këtë”.

Ne jemi një familje, jemi të dashuruar, mos u ngatërro me ne”, shtoi 41-vjeçari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest) on