Modelja e famshme injoroi mesazhin e Drake pasi ia dërgoi një javë me vonesë

Heidi Klum ishte e ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” ku ndër të tjera luajti me “Would Your Rather”, një nga lojrat e famshme të Ellen.

Pra, Heidi duhet të zgjidhte bazuar në fotot që i shfaqeshin, dashurinë e jetës. Gjatë lojës ku duhej të zgjidhte mes brad Pitt dhe Drake, supermodelja zbuloi se se pikërisht autori i këngës “In My Feelings”, pra reperi, e pëlqente shumë atë.

Advertisement

Drake nuk e kishte numrin e saj dhe siç rrëfen modelja, ai e gjeti përmes një mikut të tyre të përbashkët, por kur i dërgoi mesazh ishte tepër vonë sepse ajo e kishte gjetur tashmë dashurinë e jetës (Tom Kaulitz). Ndaj, u detyrua t’ia linte “seen” mesazhin reperit 31-vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

?❤️

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on

“Më fal Drake! Ishe një javë me vonesë! Ai nuk e kishte numrin tim dhe as unë të tij. Ne kemi një mik të përbashkët dhe besoj se do t’ia ketë kërkuar atij. Dhe pasi gjeti numrin, më dërgoi një mesazh. Kur e pash thash me vete: ‘Oh Zot, kjo është shumë e çuditshme”! Por nuk i ktheva kurrë përgjigje sepse e gjeta dashurinë e jetës sime.” – tregoi supermodelja.