Rita Ora dhe Anda Vlasaku kanë prej kohësh një miqësi të ngushtë.
Kështu në ditën e lindjes së Andës, këngëtarja e lindur në Kosovë ka publikuar një seri interesante fotografish nga një udhëtim i tyre në Afrikë, përmes të cilave i ka uruar asaj ditëlindjen.
Në njërën prej fotografive këngëtarja zbulon gjoksin e saj ndërkohë që shoqja ia mbulon atë me dorë. Sigurisht, vetëm miket e ngushta bëjnë çmenduri të tilla…
“Nuk mendoj se fotoja e parë është e përshtatshme për ta parë të gjithë, por punë e madhe. Është ditëlindja jote. Kjo u shkrep në mes të Afrikës, një moment legjendar. Gëzuar ditëlindjen për shoqen time më të mirë. Ne e njohim njëra-tjetrën që bebe dhe jam e lumtur që u rritëm bashkë. Le të jemi gjithmonë bashkë, të udhëtojmë botën, të krijojmë kujtime dhe të bëhemi balerina kur të jemi 102 vjeçe”, shkruan Rita.