Si rrallë herë, Beyonce poston një foto me binjakët

Beyonce ka sjellë në jetë në vitin 2017 dy binjakët e saj, Rumi dhe Sir Carter.

Këngëtarja e famshme amerikane deri më tani nuk i ka shfaqur ata publikisht. Me sa duket ka ndërruar mendje dhe ja tek janë, njëri serioz, tjetra e qeshur.

Advertisement

Diva 36-vjeçare, e cila është duke zhvilluar turneun e saj “On The Run II Tour” bashkë me Jay-Z ka publikuar një fotografi ku mban në prehër binjakët që tashmë janë 13 muajsh si dhe disa momente me familjen gjatë një pushimi nga puna puna e lodhshme.