Majk shkëmben puthje me modelen, duket më i dashuruar se kurrë (Video)

Prej kohësh është përfolur për një lidhje romantike mes reperit Majk dhe modeles Melita Nushi, por në mars të këtij viti, u tha se këngëtari dhe modelja, i dhanë fund lidhjes së tyre disa mujore. 

Edhe pse janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ata asnjëherë nuk kanë pranuar se ka diçka midis tyre. Por ditën e djeshme, reperi dhe modelja janë kapur mat së bashku në një event mode që është zhvilluar në Prishtinë.

Advertisement

Teksa hyri ai u përshëndet me Melitën duke shkëmbyer edhe puthje në buzë. Dyshja dukeshin shumë të afërt dhe menjëherë pas saj, ai ju drejtua fansave të cilët po e prisnin për të bërë fotografi.