RiRi po kthen “fantazitë më të egra” në realitet!

Ajo ka krijuar linjën e saj të kozmetikës dhe tani do të sjellë linjën e të brendshmeve për femra.

Advertisement

Pak ditë më parë  ylli i muzikës me anë të një postimi në Instagram bëri të ditur se “SAVAGE X FENTY” do të quhet linja e të brendshmeve dhe 29-vjeçarja është shprehur se do të dalë së shpejti në treg, por pa konfirmuar një datë të saktë.

Ditën e sotme ama, Rihanna festoi “Ditën Ndërkombëtare të së Brendshmeve” duke postuar një fotografi të saj veshur me një kostum intim (nga koleksioni), dhe duke zbuluar kështu se më 11 maj duhet të bëhemi gati për të shpenzuar të holla…