Java e kaluar ka qenë e vështirë për familjen Kardashian-West pasi Kanye me vjehrrën e tij, Kris Jenner, nuk i kanë aspak mirë punët.

Sipas People, Kanye ka ndërprerë komunikimin me disa njerëz të afërm të tij, duke përfshirë menaxherët, avokatët dhe miqtë si dhe ka pasur argumente të ashpra me Kris Jenner.
“Ai ka patur shumë zënka me Kris-in. Ajo mendon se Kanye është i çrregullt dhe për momentin është shumë e shqetësuar për markën e Kim-it. Kris po përpiqet të jetë një vjehrrë e mirë, por ai ka shpërthyer edhe ndaj saj. Janë të gjithë të shqetësuar, shumë të shqetësuar”, tregojnë burimet për People.

Advertisement

Nga ana tjetër Kim po përpiqet ta kontrollojë, por nuk po ia del dot ta ketë situatën në kontroll. Deri në këto momente, nga klani Kardashian-Jenner-West nuk ka patur asnjë reagim.

Party of 5

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

 Kohët e fundit Kanye ka hapur sërish llogarinë e tij në Twitter me një vorbull postimesh (të cilat vetëm filozofët mund t’i kuptojnë). Ai postoi pak kohë më parë një status ku shkruante “Ndonjëherë ke nevojën për të hequr dorë nga gjithçka”, për të cilën Kim reagoi me shaka duke u shprehur “Prit, nga çdo GJË?”, kurse ditën e djeshme ai shkroi: “Kur je i madh, nuk të kuptojnë”. Burime pranë tyre thanë se Kim po përpiqet vetëm të mbajë situatën të balancuar duke njohur karakterin shpërthyes të bashkëshortit.