Të ftuara sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin, ishin dy balerinat simpatike dhe mjaft të talentuara Isida Mollaymeri dhe Adel Lami.
Të cilësuara shpeshherë si “të çmendura” nga natyra, se tek e fundit ashtu jane artistët, pyetja për Isidën dhe Adelën ishte pikërisht kjo: “Çfarë quajnë ato çmenduri dhe çfarë kanë bërë të dyja si shoqe diçka të tillë?”
Për Adelën çdo lloj eksperience që e kënaq atë, sidoemos artistikisht, do të ishte përkufizimi i çmendurisë, kurse për Isidën çdo gjë jonormale.
Po aventurat e tyre? Epo kot, për qejf, vajzat na rrëfyen se kanë udhëtuar 24 orë vetëm për një kafe diku larg, madje më larg se Parisi. Dhe jo vetëm kaq…Isida ka ngarë makinën me gjunj (e rrezikshme, apo jo?) si dhe për ditëlindjen e kësaj të fundit, vajzat kanë shkuar deri në New York për të festuar. Çfarë jete!
Për më shumë çmendurira dhe të qeshura, ndiqni intervistën e plotë më poshtë: