Të gjithë e dimë tashmë se sa përkujdesje ka ylli televiziv, Kim Kardashian, nga stafi i saj.
Një ndër personat me të cilët ajo konsultohet më së shumti është mjeku i saj personal, i cili së fundmi mësohet t’i ketë vënë në dukje faktin se ajo po kryen marrëdhënie seksuale përtej “normales”.
36-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, kanë treguar se kohëve të fundit po përpiqen të bëjnë sërish fëmijë, ku siç kanë deklaruar ata vet, kryejnë marrëdhënie gati 15 herë në ditë.
Në fakt, ishte përfolur se fëmija i tretë, do të vinte nga një nënë mbartëse, por çifti mesa duket e ka hedhur poshtë këtë teori.
Në një intervistë për portalin “E! News”, Kim tha se specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi ajo mund të jetë duke ulur shanset për të mbetur shtatzënë.
“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks seç duhet. Ai më tha se mjafton një herë e vetme seks në ditë, madje kështu ka më shumë mundësi që të mbetem shtatzënë. Po provojmë gjithçka!”, është shprehur Kardashian.
Aktualisht, çifti ka vetëm dy fëmijë: vajzën e tyre të madhe, North, dhe bebushin e vogel, Saint.