Shtatori përkon gjithnjë me fillimin e sezonit të ri televiziv. Këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër, televizionet shqiptare po ndeshen me ndryshime të shumta përsa i përket protagonistëve të vërtetë që qëndrojnë përpara ekranit. Edhe sezoni i ri i programit investigativ “Fiks Fare” do t’i surprizojë të gjithë me dy velina të reja. Radio Energy pikasi një koment që ngre shumë dyshime dhe na bën të mendojmë se velinat e reja të Fiksit do të jenë Kristi Cavo dhe Sara Duro.

Në një postim të fundit të Kristit, na tërhoqi vëmendjen komenti i një prej grimiereve më të vjetra të Top Channel, Marinela Cavo, që ndër të tjera është dhe e ëma e Kristinës. Sikurse shihet në fotografinë më poshtë, ajo komenton dy vajzat bukuroshe ” Velinat e reja të Fiksit shkëlqejnë”.

Advertisement

Të jetë thjesht një shaka rastësore e mami Marineles apo kjo do të jetë vërtetë dyshja që së shpejti do të shohim në ekranin e Top Channel?

Për ta zbuluar duhet të presim shtatorin…