MTV Video Music Awards 2016, Beyonce kryeson nominimet

MTV Video Music Awards, ka shpallur nominimet për edicionin e këtij vitit. Beyonce “udhëheq” me numrin më të madh të nominimeve, plot 11, ndjekur më pas nga Adele me 8, Drake me 6, Ariana Grande me 5 dhe Rihanna me 4. Nominimet janë bërë publike në Facebook, me anë të “Live Video”, përveç kategorisë “Video Of The Year”, nominimet e së cilës janë shkruar në një mur. Kjo është njëkohësisht edhe kategoria më e rëndësishme e mbrëmjes, ku përplasen “titanët” e muzikës së këtij viti: Adele me “Hello”, Beyonce me “Formation”, Drake me “Hotline Bling”, Justin Bieber me “Sorry” dhe Kanye West me “Famous”. Në kategorinë “Best Female Video”, “Hello” e Adele konkurron “Formation” të Beyonce-s, “Cheap Thrills” të Sia-s, “Into You” të Ariana Grande-s dhe “Work” të Rihanna-s. Kurse për “Best Male Video”, Drake synon të mundë “Don’t” të Bryson Tiller, “This Is What You Came For” të Calvin Harris, “Famous” të Kanye West dhe “Can’t Feel My Face” të The Weeknd, me “Hotline Bling”. “Best Collaboration” do të shkojë për “Freedom” të Beyonce-s dhe Kendrick Lamar, “Work From Home” të Fifth Harmony dhe Ty Dolla $ign, “Let Me Love You” të Ariana Grande dhe Lil’ Wayne, “This Is What You Came For” të Calvin Harris dhe Rihanna-s ose për “Work” të Rihanna dhe Drake. Trofetë e këtyre kategorive do të ndahen të Dielën e 29 Gushtit në Madison  Square Garden, New York.

Advertisement