Kanye i zhvesh të gjithë dhe kërkon që ta hedhin në gjyq

Kanye West po i kërkon yjeve të cilët i ka shfaqur të zhveshur në klipin e tij të ri “Famous”, që ta hedhin në gjyq.
Video më e fundit e 39-vjecarit, shfaq bashkëshorten e tij Kim Kardashian, dhe 10 yje të tjerë të njohur, të gjithë lakuriq në një shtrat gjigand.
Ndër ta janë Taylor Swift, Rihanna, Chris Brown, Ray J, Amber Rose, Caitlyn Jenner, Donald Trump, Bill Cosby, George W. Bush dhe Anna Wintour.
Rreperi, më pak se 24 orë pas publikimit të klipit, ka shkruar në Twitter: “A mund të më hedhë ndokush prej jush në gjyq që tani? Unë po pres.”
Disa prej artistëve të shfaqur kanë reaguar, ndërkohë që Brown ka shprehur pëlqimin e tij për video, zëdhënësit e Jenner, Cosby dhe Wintour nuk kanë dhënë koment, ndërsa ai i ish-presidentit Bush ka thënë thjesht: “Në video nuk është Bush”.
“Famous” është bërë burim kritikash dhe debatesh edhe më parë, pasi qartësisht në tekstin e këngës thuhet: “Ndjej se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks. Pse? Unë e bëra atë kuckë të famshme”, cka shkaktoi përplasje të mëdha mes rreperit dhe këngëtares Taylor Swift.

Advertisement