Kylie dhe Tyga, edhe një herë bashkë? (FOTO)

A janë ribashkuar Kylie Jenner dhe Tyga? Të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në premierën e videos së re të Kanye-t “Famous”.
Cifti, i cili ishte ndarë që në Maj, është parë madje edhe kapur për dore.
Për Kylie-n kishin nisur thashethemet se ishte në një lidhje të re me rreperin PartyNextDoor, ndërkohë që 18-vjecarja u shfaq edhe në klipin e tij më të ri, “Come and See Me”.
Dyshimet për ribashkimin e mundshëm me Tyga-n nisën që kur ky i fundit postoi një foto të Kylie-t në Instagram, por që më pas e fshiu. Në diciturë rreperi shkruante: “Ata gjithmonë bashkohen…”.

Advertisement