Zbulohet dosja ‘spiune’ që pretendon se Kina gënjeu botën për koronavirusin

Një detektiv pretendon se Kina gënjeu botën për koronavirusin duke mbuluar shpërthimin, i cili po vret dhjetëra mijëra në mbarë botën.

Një dokument (dosje spiune) prej 15 faqesh, i marrë nga gazeta australiane “The Saturday Telegraph”, ka hedhur themelet për një çështje që po krijohet kundër Kinës, për trajtimin që ajo ka bërë ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

Advertisement

Detektivi, nga agjensitë e inteligjencës “Five Eyes” të SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Zelandës së Re, deklaroi se sekreti i Kinës rreth virusit çoi në një “sulm ndaj transparencës ndërkombëtare”.

Ai tha: “Megjithë provat e transmetimit nga njeriu tek njeriu nga fillimi i dhjetorit, autoritetet e PRC e mohojnë atë deri në 20 janar. Organizata Botërore e Shëndetit bën të njëjtën gjë. Megjithatë, zyrtarët në Tajvan ngritën shqetësime që në 31 dhjetor, ashtu si edhe ekspertët në Hong Kong ngritën shqetësime më 4 janar.”

Detektivi diskutoi gjithashtu për heshtjen e Kinës ose “zhdukjen” e mjekëve që u përpoqën të flasin për virusin, shkatërrimin e provave në laboratorë dhe refuzimin e dhënies së mostrave për shkencëtarët që po punonin për një vaksinë.

Dosja saktësisht detajon që Kina filloi censurimin e lajmeve për virusin nga 31 dhjetori. Sipas dokumentit, vendi fshiu termat përfshirë “variacionin SARS”, “tregu i ushqimeve të detit Wuhan” dhe “Pneumonia e panjohur Wuhan ” nga motorët e kërkimit.

Gazeta diskuton gjithashtu se si Kina vendosi ndalime të udhëtimit për njerëzit e saj, por u tha vendeve të tjera se kufizimet në lëvizje nuk ishin të nevojshme.

Zyra e Drejtorit të Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare Richard Grenell tha: “Komuniteti i Inteligjencës gjithashtu pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor që virusi COVID-19 nuk ishte i bërë nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.

Burimi: RevistaClass