Si ta bëjmë dallimin… Alergji, grip apo koronavirus!

Koronavirusi ka prekur më shumë se 100 mijë njerëz në botë.

Me gjithë lajmet për anulime eventesh, avionë boshë dhe masa parandaluese, është e natyrshme që njerëzit të përfshihen nga paniku sa herë që ndjejnë një ngacmim të vogël në fyt apo kollitje. Dhe koronavirusi është diçka që duhet të merret shumë seriozisht, ndaj si mund ta bëjmë dallimin mes një alergjie tipike, të ftohtit dhe gripit dhe Covid-19.

Sipas mjekëve, nëse keni sy të acaruar dhe hunda ju kullon, kjo është alergji ose një lloj të ftohti i rëndomtë. Alergjitë sezonale, prekin sipas mjekëve hundën dhe sytë. Ato synojnë të jenë hundore dhe pjesa më e madhe e simptomave janë të lokalizuara në kokë. Koronavirusi dhe gripi, synojnë të jenë më sistematikë dhe të prekin gjithë trupin.

Gripi dhe koronavirusi i ri, prekin sistemet e tjera dhe traken e poshtme të frymëmarrjes. Mund të mos kesh një hundë që kullon por mund të kesh një fyt të thatë, kollë, temperatura dhe vështirësi në frymëmarrje. Ajo që duhet patur kujdes, është temperatura. Alergjitë, nuk rezultojnë në temperaturë. Ato as nuk shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Në rastet e koronavirusit dhe gripit, ndjehet lodhje dhe këputje, aq sa të detyrohesh të qëndrosh në shtrat.

Por i ftohti dhe gripi zakonisht kalojnë vetë. Me pushim dhe kujdesin e duhur, fillon të ndjehesh mirë në pak ditë. Por koronavirusi përkeqësohet me kalimin e kohës. E kjo është një shenjë e sigurt se duhet kërkuar ndihmë mjekësore.  Mjekët thonë se simptomat e hershme të alergjive, të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme dhe disa raste koronavirusi mund të jenë aq të lehta sa që nuk shkaktojnë asnjë problem. Ndaj edhe duhet ti kushtohet vëmendje simptomave, nëse ato vazhdojnë, veçanërisht nëse je në një grup të rrezikuar. Por, shqetësimi ka baza reale nëse ke udhëtuar kohët e fundit në ndonjë vend të prekur apo ke patur kontakte me dikë që mund ta ketë bërë këtë.

/TopChannel/