Zaimina flet për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit

Zaimina ka treguar për herë të parë për marrëdhënien mes saj dhe dy vajzave të bashkëshortit nga martesa e parë.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel Zaimina ndër të tjera u shpreh:  “Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”.

Advertisement

Pas ardhjes në jetë të vogëlushes Khloe, këngëtarja ka vendosur të bëjë pushim në karrierën muzikore duke ju përkushtuar rritjes së saj. Vajza erdhi në jetë në janar të këtij viti si frut i dashurisë së saj me partnerin Klodian Asllani.