Ku do ta shohim Bora Zemanin çdo të dielë?

Pak ditë më parë burime për “Prive” raportuan se Bora do të kalonte në TV Klan pas largimit nga DigitAlb dhe kështu ndodhi.

Moderatorja do të jetë në sezonin e ri të emisionit “E diela shqiptare” përkrah moderatorit Ardit Gjebrea. Bora do të jetë imazhi i ri i së dielës, e cila do të qëndrojë pranë publikut për javë të tëra. Përpos emisionit burime për “RevistaWho.Com” tregojnë se moderatorja do të prezantojë edhe festivalin “Kënga Magjike”.

Megjithatë burimet bëjnë me dije se krah Gjebreas nuk do të jetë vetëm Bora, por edhe një vajzë tjetër e njohur që për momentin mbetet surprizë.