YOU&ME| Pak ditë para koncertit, Capital T zbulon artistët që do të performojnë krah tij

Tanimë të gjithë e dini që 19 shtatori i takon Capital T! Një ndër arsitët më të suksesshëm shqiptarë, ju pret në sheshin “Nënë Tereza” për bërë së bashku fluturimin më të bukur në kohë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne të “News31.al” kemi ndarë me ju detaje ekskluzive nga koncerti “Time Capsule” duke ju dhuruar një pasqyrim të asaj çfarë ju pret. Një ndër to ishte fakti se në koncertin e tij, Kapo do të ketë të ftuar edhe emra të tjerë të industrisë muzikore shqiptare. Deri më tani, artisti kishte preferuar që këto emra të mbeten surprizë…por pritjes i erdhi fundi!

Advertisement

Ditën e sotme, i ftuar në programin “You&Me” në NRG Radio, përballë Julkës dhe Arditit, Kapo ka zbuluar tre prej artistëve që do të performojnë krah tij dhe ata janë: 2po2, Majk dhe Alban Skënderaj. Me një përzgjedhje të tillë, Capital T është kujdesur që jo vetëm t’i ofrojë publikut muzikë të mirë, por edhe shumëllojshmëri zhaneresh.

Por nuk mbaron këtu pasi këngëtari u shpreh se do të ketë shumë më shumë surprizat.

Krahas hiteve të tij, e dimë që fansat (sidomos vajzat) janë të interesuar edhe për garderobën që ai ka zgjedhur. Kapo u shpreh se i gjithë përqëndrimi i tij ka qenë tek përmbajtja e koncertit dhe ky element nuk është diçka problematike për të.

“Thjesht më ka kaluar nëpër mend por akoma diçka konkrete nuk ka. Por, nuk është diçka problematike. Ndoshta ka për të qenë diçka komplet e thjeshtë. Mundet të jetë komplet veshje e zezë”, tregoi ai.

Edhe një herë tjetër, Capital T tregoi se ky është një ndër projektet më të rëndësishëm të jetës së tij dhe totalisht diçka ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në Shqipëri. Ai dhe ekipi i tij po bëjnë një punë kolosale prej disa muajsh duke u kujdesur në detaje. Të gjitha detajet rreth datës 19 shtator i gjeni këtu.

Mos e mendoni dy herë! Jepini vetes mundësinë të dilni nga monotonia dhe të përjetoni një mbrëmje e cila do të mbesë gjatë në memorien tuaj!

Ndërkohë intervistën e plotë e gjeni pak me poshtë.

/News31.al