Pasi platforma “HBO” rrëmbeu plot 32 nominime për çmimet Emmy falë “Game of Thrones”, këta të fundit lanë pas të tjerët gjatë “Creative Arts Emmys” (që vlerëson teknikën, reklamat, apo programet e animuara në televizionin amerikan), duke fituar 10 çmime në total nga 18 për të cilat u nominuan fundjavën e kaluar.

Edicioni i 71-të i Emmy Awards do të transmetohet live në Fox nga Microsoft Theater në Los Angeles më 22 shtator.

Advertisement

Seriali më i famshëm i këtij viti, Game of Thrones rrëmbeu 4 çmime këtë të dielë, 2 prej të cilave i mori, për episodin kontroversial “Nata e gjatë”, episod i cili pati shumë kritika nga fansat për shkak të ndriçimit të paqartë. Sipas tyre, ndriçimi i vakët e bënte fizikisht të pamundur për të përcaktuar veprimin.

Në vend të dytë mes fituesëve u rendit “Chernobyl” dhe dokumentari “Free Solo”, me 7 çmime secila, por kjo e fundit e nominuar plot 19 herë, mund të sjellë surpriza në natën e madhe të ndarjes së çmimeve.

The Marvelous Mrs. Maisel, i nominuar si seriali komedi më i mirë ja doli gjithashtu të merrte 6 çmime nga 20 në total gjatë “Creative Arts”.

Kanë mbetur ende 7 çmime të tjera për të dielën e ardhshme që përfshijnë aktorin më të mirë, regjinë, skenarin, seritë e limituara dhe aktorin/en më të mirë jo-protagonist.

Gjithsesi, duke parë suksesin e “GOT” dhe Chernobyl, platforma HBO kryeson garën me 25 çmime në total deri më tani, kurse Netflix renditet me 22.

/AnabelMagazine/