You&Me: Lindi dhe Venera zbulojnë defektet e njëri-tjetrit

Të ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin, ishin çifti simpatik i këngëtarëve Venera Lumani dhe Lindi Islami.

Kur vjen puna tek bashkëjetesa në çift, të dy palët fillojnë të njohin mjaft mirë njëri-tjetrin dhe kështu dinë edhe çdo të metë të tyre. Si Lindi dhe Venera treguan hapur defektet e njëri-tjetrit.

Sipas Venerës defekti më i madh i Lindit (përveçse është pak i ngadaltë) qenka dhe kokëfortësia, kurse për Venerën…epo defekti i saj është se nuk ka defekte. Këtë të paktën thotë Lindi me diplomaci.