Brad Pitt po përpiqet të “shërojë” zemrën e thyer pas ndarjes me Angelina Jolie

Të gjithë u habitëm nga ndarja e papritur e dy yjeve të kinematografisë botërore, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Mesa duket dhe vetë ish-çiftit i duhet kohë për të marrë veten, pasi Brad e ka konsideruar si “vdekje” ndarjen nga Jolie. Ndërkohë, për shkak të divorcit me Angelinën, ai ka vendosur të marrë pak kohë pushim, pasi sipas “The Sun” ai po përpiqet të “shërojë” zemrën e thyer pas ndarjes me të.

Advertisement

54 vjeçari kohën e tij po e shfrytëzon duke u përqëndruar totalisht tek vetja e tij, ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe ish bashkëshortja, e cila ka deklaruar se është koha që ajo të fokusohet tek fëmijët dhe nuk mendon për partner të ri në jetën e saj.

“The Sun” në lidhje me aktorin Brad Pitt shkruan: “Ai ka qenë në marrëdhënien më të gjatë të jetës së tij dhe tani që është single po përpiqet të bëjë ato gjëra që nuk mundi ti bënte më parë”.