You&Me/ Isli Islami e thotë troç: Në këto momente do doja të puthja… (Foto)

I ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte moderatori simpatik (me shumë piercing) i “Wake Up” në Top Albania Radio, Isli Islami.

Nuk ndodh shpesh që të ftuarit të jenë shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë kur përballen me pyetje si “kë do të puthje…” apo “me kë do shkoje në shtrat” etj si këto, por Isli nuk hezitoi aspak e u përgjigj menjëherë: Do doja shumë të puthja Nevina Shtyllën.”

Advertisement

Për të gjithë ju që nuk e keni fiksuar mirë emrin e saj, me siguri duhet ta keni parë në televizor apo rrjete sociale.

Nevina Shtylla është shpallur “Miss Shqipëria 2010” në moshën 16-vjeçare, ka moderuar në Mad Tv, Vizion Plus, e tashmë në Klan me emisionin “Jo vetëm Modë”. Gjithashtu bukuroshja 25-vjeçare ka marrë pjesë edhe në filma, një prej tyre “Ti mund të më quash Xhon”.

“Më pëlqen shumë. Më duket një nga vajzat më të ëmbla në portret dhe më kanë thënë që siç duket ashtu është dhe si tip”, -u shpreh Isli.

E si të mos duash të puthësh një vajzë të tillë?

Ah po, gjatë intervistës, Isli nuk u mjaftua vetëm me puthjen, moderatori donte gjithashtu ta “kafshonte” dhe ta përqafonte. Nevina duhet të bëjë diçka…