Yjet e muzikës janë bashkuar në një këngë, që ka si qëllim të mbledhë ndihma për ishullin e shkatërruar nga uragani “Maria”, Porto Riko.

“Almost Like Praying” është shkruar nga Lin-Manuel Miranda, e pjesë e saj janë Gloria Estefan, Rita Moreno, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony.

Advertisement

Uragani “Maria” shkatërroi Porto Rikon me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm, e pjesa më e madhe e ishullit vijon të mbetet pa energji elektrike. Në lirikën e këngës përmenden të 78 qytetet e ishullit, e siç thotë Miranda, “nëse ne e kemi bërë mirë punën tonë, ata nuk do të harrohen kurrë më”.

“Almost Like Praying” përzien lirikën në spanjisht dhe anglisht dhe merr elemente intonative nga kënga “Maria” e “West Side Story”. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga kënga do t’i shkojnë një fondi për Porto Rikon
.