Reperja e njohur  Iggy Azalea ka treguar se nuk ka qenë aspak e thjeshtë për të që të ngjiste shkallët e suksesit.

Advertisement

Ajo e ka thënë shpesh që vjen nga një familje e varfër dhe kur ka qenë e vogël ndihmone të ëmën në punë si pastruese. Artistja mori guximin të largohej nga familja kur ishte 16 vjeç, duke u nisur drejtë shtetit të ëndrrave, SHBA, me shpresën se një ditë do të bëhej e famshme dhe e pasur.

Falë guximit ia arriti të bëhej e famshme, por mesa duket nuk u bë dot e pasur.

Reperja e njohur është paditur nga banka pasi ka dështuar të paguajë shumën prej 300,000 dollarësh të kartës së kreditit.

Sipas dokumentave zyrtarë, Iggy i detyrohet American Express plot 299,147.81$, pra 250,000$ më shumë se limiti i kartës së kreditit.

Menaxherët e reperes australiane kanë refuzuar të flasin lidhur me këtë çështje.

Ja pra, jo të gjithë VIP-at janë të pasur…