Tashmë, Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë ndër çiftet më të bukur dhe të përfolur në showbiz-in shqiptar.
Kështu, gjithmonë kemi qenë kuriozë të dimë për jetën dhe raportin e tyre në çift.
I ftuar në ‘Top Show Magazine’ Ledioni foli rreth rreth projekteve që do të ketë së fundmi por nuk mund të “shpëtonte” nga pyetjet lidhur me jetën e tij private. . Një ndër to ishte ajo më pikantja, nëse bëhej xheloz për Sarën.
“Sigurisht që jam! E ke parë Sarën apo jo? Sara është alamet ylli, nëse nuk je xheloz për të duhet të jesh budalla” përgjigjet Ledioni, duke bërë sallën të duartrokasë në ato momente.
Gjithashtu, teksa ka qenë duke folur për të ndjerën Dolores O’Riordan, të cilën ai e ka intervistuar 11 vite më parë në Top Select, Ledioni u shpreh se dëshiron që ta kërcejë në dasmën e tij këngën “Linger”.
“Unë e kisha dëgjuar për herë të parë në moshën Dolores O’Riordan kur kam qenë 6 vjeç. Kënga që unë dua që të kërcej edhe në dasmën time është “Linger” është një prej këngëve më të bukura të muzikës jo vetëm të atij grupi”, tha Ledioni.