Trekëndëshi i dashurisë mes Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston ishte një ndër më të përfolurat në mediat rozë.

Megjithatë, aktori i Fight Club, nuk ka qenë i vetmi që ka ndarë momente intime me aktoret e famshme…

Advertisement

I pyetur gjatë një interviste të fundit se kush puthte më mirë mes Anglina Jolie dhe Jennifer Aniston, për çudi Gerard Butler përgjigjet: “Jennifer Aniston. E di që ju surprizova.”

Aktori britanik ka punuar me Aniston në 2010 tek filmi Bounty Hunter dhe me Jolie tek Lara Croft Tomb Raider: The Cradle of Life në vitin 2003.