Çfarë bashkëpunimi!
The Weeknd dhe Kendrick Lamar janë dy nga këngëtarët më të suksesshëm aktualisht në tregun muzikor në botë. Projekti i tyre më të ri muzikor mban titullin “Pray for Me” dhe vjen vetëm në versionin audio momentalisht.
Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë pas atij “Sidewalks”, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e tyre.
Duhet përmendur që Kendrick në edicionin e 60-të të Grammy Awards që u mbajt të dielën që kaloi, mori gjithësej pesë çmime të tilla.
Le të shpresojmë që kënga të vijë me një klip, ndërkohë mund të shijoni versionin audio më poshtë: