Shumë fjalë qarkullojnë për çdo gjë! 

Të gjithë jemi konfuzuar me ndryshimet rrënjësore të botës së televizionit këtë sezon dhe nuk dimë asgjë përveç “thashethemeve” që qarkullojnë brenda ndonjë produksioni të caktuar, por që në fund të ditës mbeten fjalë.

Advertisement

Një nga lajmet që na kuriozoi më shumë, ishte e ardhmja e programit “Pa Limit”, të cilin ishim mësuar ta shihnim të dielave në darkë me moderatore Luana Vjollcën.

L'immagine può contenere: 7 persone, persone che sorridono, persone in piedi

L'immagine può contenere: 10 persone, persone che sorridono, sMS

Disa thonë se do të zhvendoset brenda programit “Portokalli”, po të dielën në darkë, disa të tjerë thonë se thjesht nuk do të transmetoht më. Për të shuar kuriozitetin dhe për të bërë një qartësim të këtij lajmi, radionrg.al ka kontaktuar një nga aktorët e programit i cili ka sqaruar se “Pa Limit” nuk do të bëhet këtë vit.

Po me aktorët ç’do ndodhë?

Një gjë është e sigurt se Annais Lika, vajza që u përqafua shumë shpejt nga publiku shqiptar me humorin dhe energjinë e saj, nuk do të jetë më pjesë edhe nëse drejtuesit e medias bëjnë ndonjë lëvizje me ish-aktorët e këtij produksioni. Ajo është konfirmuar si një ndër konkurentet e spektaklit të Vera Grabockës & Alketa Vejsiut, një lëvizje që nuk do të realizohej nëse do të vazhdonte të kishte një kontratë me Top Channel.