Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një statusi në “Twitter” ka dënuar vrasjen e një dite më parë në kryeqytet të një 21-vjeçareje nga Fieri, studente në Drejtësi. 

Siç bën të ditur policia, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar. Nisur nga ky fakt ministrja Gjonaj përmes statusit të saj apelon për përkrahje të çdo gruaje që është në situatë dhune.

Advertisement

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, shkruan ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.