Kujt ja merrte mendja që fanset, të cilat çmenden pas tij, do ta kritikonin!

Zayn Malik është fotografruar nga paparacët teksa largohej nga apartamenti i të dashurës së tij Gigi Hadid dhe ajo çfarë menjëherë ka rënë në sy është modeli i tij i ri i flokëve që mesa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. “Kritikat” nisën në Twitter dhe kanë qenë të shumta.

Advertisement

Një pjesë e mirë e tyre nuk e kanë aprovuar këtë model të ri flokësh duke u shprehur se kushdo që ja ka prerë duhet t’i vijë turp nga vetja. Disa të tjerë janë shprehur se kjo është një ndër pamjet më të shëmtuara të tij ndërkohë që një pjesë tjetër krahas kërpudhës e kanë krahasuar këtë prerje flokësh me formën e një tasi.