Fundi i vitit nuk u mbyll me gëzim për familjen Kardashian-West.

Kjo sepse djali i tyre 3-vjeçar Siant West është shtruar në spital për shkak të pneumonisë

Advertisement

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kim, e cila në një postim tepër prekës, ka shpjeguar çfarë ka ndodhur dhe ka dhënë lajmin e mirë, se vogëlushi i saj më në fund është përmirësuar.

“Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre netë në spital dhe pamë të voglin tim t’i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua thjesht të falënderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë. Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Ai e ka marrë veten kaq shpejt, sa jam e sigurt që sërish do të thotë se xhiroja me ambulancë ishte e paparë. Saint-i im i fortë!”-ka shkruar Kardashian, në foton ku shihet duke mbajtur të birin në krahë.