Çifti më i përfolur i momentit!

Të gjithë e dimë se historia e dashurisë së Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, do të kurorëzohet me martesë më 19 maj të këtij viti.

Advertisement

Para këtij eventi, të gjithë ata që e pëlqejnë çiftin e famshëm, mund të shijojnë një film dedikuar historisë së dashurisë që Meghan dhe Harry kanë përjetuar; që nga njohja, miqtë e përbashkët deri tek fejesa e tyre, të gjitha këto do të jenë të pasqyruara në film.

Edhe për Kate dhe William u xhirua një film, i cili u transmetua pak para dasmës së tyre në prill.

Televizioni amerikan Lifetime, ende nuk e ka zgjedhur kastin e aktorëve, që do të jenë pjesë e filmit “Harry and Meghan: The Royal Love Story”.