Vijojnë akuzat për plagjaturë ndaj Ed Sheeran

Friday, December 5, 2025

Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran po akuzohet se disa nga këngët e tij kanë elementë të vjedhur nga produksione të artistëve të tjerë. Këto pretendime janë hedhur nga muzikanti 26-vjeçar Sam Chokri, i cili nuk është shumë i njohur për publikun.

Sipas Chokrit Sheeran ka vjedhur refrenin e këngës “Shape of You” nga kënga e tij e vitit 2015 “Oh Why”.

26-vjeçari ka vijuar edhe me akuza të tjera ku ka theksuar se puna e këngëtarit britanik përfshin edhe materiale të tjera të vjedhura nga artistë si TLC, Shaggy dhe këngëtarja amerikane e rrymës “country”, Jasmine Rae.

Gjithashtu Ed Sheeran po paditet edhe nga Ed Townsend, bashkëautori i hitit të Gaye në 1973, “Let’s Get It On”.

/Opinion.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -