(VIDEO) Shpresë për Australinë! Pas zjarreve të mëdha, më në fund bie shi

Që nga muaji shtator Australia është përfshirë nga zjarret të cilat iu kanë marrë jetën mbi 20 personave dhe kanë djegur një sipërfaqe shumë të madhe me pyje e shkurre.

Mirëpo pas ditëve nën pushtetin e flakëve dhe shkatërrimit të madh, shiu solli pak shpresë për Australinë.

Advertisement

“BBC” raporton se në disa nga zonat e prekura nga zjarret ka nisur shi dhe temperaturat kanë rënë, nga Sydney në Melbourne dhe në disa pjesë të New South Wales.

Teksa të gjithë gëzohemi për këtë lajm të mirë nga ana tjetër meteorologët paralajmërojnë se situata klimaterike do të ndryshojë shumë shpejt pasi gjatë javës do të rikthehen sërish temperaturat e larta.

/News31.al/