Pse Ledri Vula ka vendosur të fshijë fotot në Instagram?

Ledri Vula numëron 1.4 milion ndjekës në Instagram. Reperi është ndër personazhet shqiptarë më të ndjekur në rrjet, ndërsa gjesti i fundit i ka surprizuar të gjithë.

Ledri ka vendosur të fshijë çdo foto e video nga profili i tij, duke lënë vetëm një prej tyre publike. Një postim i 25 dhjetorit të vitit që lamë pas, ku këngëtari shihet i ulur në disa shkallë, mban këtë përshkrim: “Senet po i mas me kohë”. Ndoshta kjo është një strategji për të paralajmëruar ardhjen e projekteve të reja, pasi Ledri nuk është i pari që merr një vendim të tillë.

Disa muaj më parë, Dua Lipa veproi njësoj, duke i bërë të gjithë të mendonin se këngëtares i kishin vjedhur llogarinë. Por, nuk vonoi shumë kur Dua iu rikthye rrjetit, për të sjellë albumin dhe klipin e saj të ri. Mos vallë edhe Ledri po punon për një album?

Mbetet vetëm të presim…

/News31.al/