Video/ Dua Lipa siç nuk e keni parë kurrë, zbulon talentin e ri

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar se është mjaft e talentuar edhe si aktore. Ajo do të jetë e ftuar në emisionin e njohur të Ellen  DeGeneres dhe moderatorja në profilin e saj në Instagram ka publikuar një video ku Dua shfaqet tërësisht ndryshe në pamjen e saj të jashtme.

Në këtë video këngëtarja ka vendosur një paruke dhe një palë syze që të mos njihej, ndërkohë ndodhej në një supermarket.

Advertisement

Ajo u afrohej njerëzve dhe u fliste duke artikuluar tekstin e këngës së saj “New Rules”. Në video Dua i afrohet një gruaje, e cila e trembur nga sjellja e saj nis t’i jap këshilla dhe më pas largohet.

/Opinion.al/