Emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri. Por, mesa duket emisioni këtë herë erdhi me risi. 

 Ndryshimi qëndron tek velinat, pasi jemi mësuar që vajzat t’i shohim një brune dhe një bjonde, këtë herë ato do të jenë të dyja brune dhe me flokë të shkurtra. Vajzat duket se kanë dalë jashtë kornizave të imazhit të emisionit duke sjellë totalisht një pamje tjetër në studion e programit televiziv.

Fotografia e Fiks Fare

Ndërkohë, që edhe këtë sezon Fiks Fare do të drejtohet nga dyshja e djemve Dori dhe Devi.

Advertisement