Pas lajmit të fundit për shtatzëninë e tretë të Dukeshës Kate, të gjithë i kanë sytë nga familja mbretërore! Ndaj portalet nuk ngurrojnë të shkruajnë ngjarjet e fundit që ndodhin brenda pallatit mbretëror.

Advertisement

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur fiks një vit pas martesës së çiftit, teksa pushonin në një hapsirë private në Francë. Dhe Kate sigurisht, duke dashur të marrë disa rreze më tepër, ka dalë topless. Por si mund t’u shpëtojë kjo fotografëve që gjendeshin pranë? Në fakt fotot janë bërë me disa lente të avancuara që mundësonin pamje të qarta pavarësisht distancës.

Image result for kate middleton topless pictures

Fotot janë publikuar nga revista Closer në vitin 2012 me titull “Këto foto do bëjnë xhiron e botës,” por e preferuara e Mbretëreshës Elizabeth, nuk e ka lënë me kaq.

Related image

Fotografët janë paditur nga familja mbretërore dhe ngjarja ka shkuar në gjykatë. Në seancën e të martës në Paris, gjykata akuzoi tre gazeta për prishje të privatësisë së çiftit.

Ata janë detyruar të paguajnë një dëmshpërblim prej 50,000 euro secilit, Kate dhe William. Shuma në total arrin deri ne 1.5milion, lekë këto, të kërkuara nga çifti mbretëror.