Vajza e Madonna-s bëhet për herë të parë modele pasarelash

Madonna është e rrahur me botën e modës (me çdo lloj bote në fakt), kurse për vajzën e saj më të madhe Lordes Leon, të sfilojë në një pasarelë ndodhi për herë të parë në Javën e Modës në New York.

Advertisement

21-vjeçarja sfiloi në shfaqjen e Gypsy Sport Pranverë 2019 veshur me një palë reçipeta transparente me dy guacka që mbulonin thithkat, aksesorizuar me zinxhirë dhe xhinse të grisura (si në vitet 2000).

Pra edhe Lordes do i bashkohet grupit të modeleve që kanë për prindë personazhe të famshëm si Kaia Greber, Lily Rose Depp, Jaden dhe Willow Smith, Gigi dhe Bella Hadid, etj.