Vetëm një status nga Kylie dhe kështu gjithë kompanitë mund të kenë humbje të mëdha…
Të mërkurën, më 21 shkurt, Kylie Jenner ka postuar një status në Twitter në të cilën, ka pyetur: A ka njeri që nuk e përdor më Snapchat apo jam vetëm unë? Kjo është shumë e trishtueshme. (Këtë status e shkruajti kur ky aplikacion bëri ‘update’ e ri), dhe më poshtë shkrojti “prapë të dua Snap..je dashuria ime e parë”.
sooo does anyone else not open Snapchat anymore? Or is it just me… ugh this is so sad.
— Kylie Jenner (@KylieJenner) February 21, 2018
Kaq mjaftoi dhe brenda dy ditësh kompania numëron 1.3 bilion dollarë humbje nga vlera e tregut.
E trishtueshme për Kylie, por më e trishtueshme është për kompaninë, kur aksionet e saj nisën të bien. Sigurisht ju mund të thoni që nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, por nisur nga fakti që një nga përdorueset më të njohura dhe më me ndikim rrjetet sociale, e cila ka gjithashtu 24.5 milion ndjekës në Twitter, ka jo pak ndikim.